Nesër nis faza e dytë e regjistrimeve në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar njoftimin, ndërsa shkruan se kjo fazë do të zgjasë deri më 25 gusht. Kushi u bën thirrje prindërve që nuk kanë mundur të regjistrojnë fëmijët të shfrytëzojnë këtë fazë, ndërsa shton se për prindërit që do të kenë nevojë për mbështetje në përdorimin e portalit e-Albania do të ketë stafe të dedikuara ndihmëse në çdo shkollë.”Dëshiroj të informoj të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para dhe të dhjeta, se nesër nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht. Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 – 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Asnjë nxënës nuk do të mbesë pa u regjistruar. Faleminderit dhe suksese!”, shkruan ministrja.Prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji. Çdo prind apo kujdestar ligjor pasi të hyjë në llogarinë e tij në portal, duhet të plotësojë formularin e aplikimit, të përzgjedhë me saktësi njësinë administrative, rrugën dhe shkollën që shfaqet në sistem. Një vit më parë kjo mënyrë regjistrimi u aplikua vetëm në 182 shkolla, ndërsa këtë vit do të përfshijë të gjitha shkollat e vendit. Viti i ri shkoll këtë vit do të nisë më 12 shtator.
Nesër nis faza e dytë e regjistrimeve për klasat e para dhe të dhjeta, Ministrja Kushi: Afati deri më 25 gusht
Parashikimet e frikshme të Baba Vangës për 2024, disa prej tyre janë realizuar
Baba Vanga ka bërë parashikime të frikshme për vitin 2024, e mesa duket disa prej tyre kanë filluar të realizohen.
Sipas “Mirror”, ndonëse Baba Vanga...
Shqipëria, e para në Europë për pasagjerët nga ajri. ACI: Shënoi rritje me mbi...
Edhe për muajin Mars, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për rritjen më të lartë të fluksit të pasagjerëve nga ajri.
Këshilli Ndërkombëtar...
Ulsi Manja përplaset me Agron Shehajn: T’i pres veshët. Shteti do të duhet të...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u përplas në Kuvend me deputetin e pavarur Agron Shehaj, duke i thënë se “shteti do të duhet të...
Bie sistemi për biletat Euro 2024, tifozët ‘shpërthejnë’ në rrjet
Teksa vetëm disa javë ndajnë nga fillimi i Europianit, kanë filluar të shfaqen problemet e para me sistemin e biletave dhe organizimin. UEFA njoftoi...
Buxheti i 2024, qeveria ndan 113 milionë lekë për komunitetet fetare, ja si shpërndahet...
Njoftimi:
V e n d i m për përcaktimin e masës së financimit në buxhetin e vitit 2024 për bashkësitë fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje...
Bayern bën ofertën “faraonike” për “diamantin” e mbrojtjes së Barcelonës
Në fund të këtij sezoni tek bavarezët mund të ndodhë një “revolucion” i vërtetë sa i takon lojtarëve që mund të largohen nga Bayern...
Ekspertët: Nuk ka vend për panik nga vaksina AstraZeneca/Efektet, në periudhë afatshkurtër
Pas deklaratës së kompanisë AstraZeneca e cila pranoi për herrë të parë në gjykatë se vaksina e saj kundër ‘Covid’ shkakton mpiksjen e...
Programi më i madh i Investimeve në histori – Kompanitë që ndërtuan Bllokun e...
Nga Kreshnik Kuçaj*
Pas shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria do të vuante problematika serioze ekonomike e ndaj do të kishte diskutime të shumta lidhur me rrugën...
BE i përgjigjet Kurtit: Masat ndaj Kosovës do të jenë në fuqi, hiqen kur...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se për heqjen e masave ndëshkuese që blloku ka vendosur ndaj Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo...
Çifti u gjet pa jetë në banesë, përmbyset ngjarja në Dropull, policia nis hetimin...
Policia ka nisur hetimet në një tjetër pistë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Dropull, ku një çift të moshuarish u gjetën pa...