Java e dytë e Superligës të dielën sjell dy sfida ku spikat përballja mes Vllaznisë dhe Kukësit, dy skuadra që kanë pretendime për kreun e tabelës. Gjithsesi shkodranët e nisën në malore sezonin e ri pasi në ndeshjen e parë u mposhtën 1-0 nga Erzeni, ndërsa tani i pret një sfidë më e fortë, të paktën në letër.
Nuk e konsideroj më të fortë se ndeshja kundër Shijakut, por e shoh një sfidë të rradhës ku ne mund të përmirësohemi. Madje do të tregojë se çfarë do bëjë dhe deri ku mund të arrijë kjo skuadër,”-u shpreh Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.
Në kampin verilindor në ndeshjen e dytë presin një Vllazni shumë më serioze dhe të fortë se ndeshjen e parë.
“Vllaznia nuk është ajo që u shfaq në ndeshjen e parë kundër Shijakut. Jam i sigurtë që Vllaznia është një skuadër me potencial dhe tifozëri të madhe. Shkojmë për të përballuar një ndeshje shumë të vështirë. Ne duam të shmangim gabimet e ndeshjes së parë dhe të luajmë në grup. Sakaq të shfrytëzojmë edhe çdo moment të dobët të shkodranëve,”-tha Skënder Gega, trajner i Kukësit.
Në ndeshjen e parë Kukësi barazoi në shtëpi 1-1 kundër Tiranës kampione, ndërsa sfida me Vllazninë në Loro Boriçi do të nisë në orën 19:30. Më herët, në orën 17:00 Tirana luan në transfertë kundër Egnatias.