“Sulmi i paprecedentë i Donald Trump ndaj integritetit të demokracisë amerikane kërkon një hetim penal”.

Këtë shkruan New York Times në një koment të titulluar ‘Donald Trump nuk është mbi ligjin’, në të cilin theksohet se nëse Departamenti i Drejtësisë gjen prova të mjaftueshme, duhet të vazhdojë edhe me aktakuzën formale të ish-presidentit edhe pse kjo, vëren gazeta, mbart “rrezikun e një përshkallëzimi politik”.

“Veprimet e Trump kanë turpëruar një nga demokracitë më të vjetra në botë dhe kanë destabilizuar të ardhmen e saj. Drejtësia nuk do të fshijë njollat” e shkaktuara edhe pse “ndjekja penale e Trump – thekson New York Times – nuk do të zgjidhë problemet strukturore, që kanë çuar në krizën më të madhe të Demokracisë amerikane, që nga Lufta Civile, por ato janë një hap i nevojshëm.”