Ministrja e Shëndetësisë dheMirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, e shoqëruar ngadrejtori i Institutit Kombëtar i Tumoreve, Helidon Nina, vizituan qendrën ditore të kimioterapisë, të e rikualifikuar, në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Ky investim është pjesë e transformimit të shërbimitonkologjik në vend, me synimin që gjatë viteve 2026–2027 shërbimet onkologjike të shtrihen në 12 spitalerajonale. QSUT, Vlora dhe Korça janë tre investimet e para të përfunduara, ndërsa puna vijon në Shkodër, Lezhë dhe Fier.

Gjatë vizitës, ministrja Sala theksoi se afrimi ishërbimit me pacientin është një nga prioritetet e reformës në fushën e onkologjisë, ndërsa vlerësoibashkëpunimin e MSHMS me fondacionin “Mane” përrikualifikimin e disa prej qendrave ditore tëkimioterapisë në vend.

“Më pak se një vit më parë mora angazhimin qëonkologjia të ishte në qendër të vëmendjes, si një ngareformat kryesore të mia si ministre e Shëndetësisë, poredhe si mjeke me një karrierë të gjatë në fushën e onkologjisë. Bëmë realitet ato që premtuam. NgritëmInstitutin Kombëtar të Tumoreve dhe përforcuamrrjetin onkologjik. Qendra në Vlorë është qendra e tretë e rikualifikuar dhe puna do të vijojë me qendrat e tjera, me synimin për ta përfunduar këtë proces brendavitit 2027.”

Ministrja Sala u ndal veçanërisht te rëndësia e komunikimit mes mjekut dhe pacientit, duke e cilësuaratë si pjesë të pandarë të cilësisë së shërbimitshëndetësor.

“Ne, si mjekë dhe profesionistë të shëndetësisë, nukduhet të lëmë asnjë pyetje pa përgjigje. Duhet të kemidurimin t’u shpjegojmë pacientëve të gjithëinformacionin që u nevojitet”.

Për forcimin e shërbimit onkologjik në vend po punohet përstandardet e organizimit të Rrjetit Kombëtar Onkologjik, infrastrukturën, pajisjet dhe barnat. Janë miratuar 38 protokolletë unifikuara të trajtimit onkologjik, janë vlerësuar 8 pika kimioterapie, 3 prej tyre janë rikualifikuar dhe është në proceshapja e pikës së nëntë në Spitalin Memorial Fier. Gjithashtu, përherë të parë është ngritur Qendra e Gjirit (Breast Unit), duke krijuar një model multidisiplinar për diagnostikimin dhetrajtimin e patologjive të gjirit sipas praktikave bashkëkohore.

Në drejtim të diagnostikimit dhe trajtimit, akseleratori itretë është vënë në funksion në maj 2026, ndërsaakseleratori i katërt do t’i bashkohet rrjetit në vijim. Paralelisht, është zgjeruar me 23% gama e barnaveonkologjike të disponueshme në qendrat rajonale dhejanë përfshirë 9 principe aktive të reja, duke zgjeruarndjeshëm alternativat terapeutike për pacientët me tumore hematologjike, kancer të mushkërisë e gjirit, melanomë dhe tumore me biomarkerë specifikë.