Nëse ju ndodh të shikoni dikë në rrugë duke ju fotografuar, mos u trembni. Është Brian Hoxha, i cili po dokumenton jetën e Tiranës, përmes aparatit fotografik.

“Kam vite që bëj ‘street photography në Tiranë’. Unë përpiqem të shoh gjuhën e trupit, nëse një person është i kërrusur ose i lodhur nuk i bëj foto. Nëse shoh dikë që ecën me nxitim, që është veshur me stil, që më kap syrin, i qeshur ose sikur drita t’i bije në mënyrë interesante e kap në fotografi”, u shp[reh ai.

Briani tregon se jo gjithmonë njerëzit pranojnë të jenë në foksuin e lentes së aparatit.

“Gjithmonë kur i bëj foton përpiqem të jem sa i dukëshm që e bëj foton, e shoh në sy. Ka ndodhur që më kanë thënë më kë bërë gjë foto mua. Më kanë thënë fshije foton”, tregoi ai më tej.

Rrjetet sociale janë format më të mira të reklamimit. 32-vjeçari tregon se çdo foto që ai bën, e poston në Tik-Tok dhe Instagram.

“Përfitim është vetëm kur dikush pëlqen foton dhe me kërkon një set fotografik. Para dy ditësh një vajzë më tha të lutëm hajde tek rruga Elbasani, në orën 8 kaloj tek kafja se iki për punë. Shumë raste më thonë hajde tek filan lagje, rrugë”, tha fotografi.

Nuk dihet sesa kohë ky pasion I tij do të vazhdojë, ndaj qëndroni të kujdesshëm, sepse Briani, është kudo, për të kapur foton perfekte.