Punimet për ndërtimin e parkimit nëntokësor në qytetin e Beratit janë drejt përfundimit dhe pritet që të përmbyllen në fund të këtij viti. Parkimi i ri nëntokësor është më një sipërfaqe 7600 m2 dhe me një kapacitet për rreth 200 automjete që do të mundësojë krijimin e hapësirës së madhe këmbësore.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet në zemër të qytetit të Beratit.