804 të rinj kanë zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura për studimet bachelor. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shkroi në rrjete sociale se Akademia e Forcave të Armatosura është tashmë zgjedhje e parë e qindra të rinjve për studimet bachelor. Sipas tij, 341 të gjimnazistë kanë zgjedhur degën e Shkencave Ushtarake, 137 prej tyre Navigim Detar, ndërsa 326 të rinj kanë zgjedhur Teknologji Informacioni.
“Transformimi vazhdon, akomodim dhe ushqim falas, pagesë mujore për çdo student për të gjithë periudhën e studimit dhe në përfundim punësim përmes mundësive që japin FA”, shkroi Peleshi.