Bashkëbisedim me Ivan Preobrazhenskin, analist gjeopolitik rus, banor në Pragë nga 2014, bashkëthemelues i Komitetit Kundër Luftës.
Vladimir Putini e ka krahasuar konfliktin në Ukrainë me Luftën e Madhe të Veriut kundër suedezëve (1700 – 1721). Domethënë vetëveten me Pjetrin e Madh. Është një mesazh për rusët apo për europianët?
Besoj se është një mesazh i drejtpërdrejtë parasëgjithash për rusët. Autoritetet nuk kanë reshtur thuajse kurrë së foluri për denazifikimin. Është e qartë se nuk arrijnë t’i shpjegojnë arësyet e kësaj lufte, përtej faktit që e ka vendosur Putini. Midis popullsisë ruse nuk ka një kundërvënie masive ndaj luftës, por as një mbështetje aktive. Kështu që në Kremlin nxjerrin njërin shpjegim pas tjetrit, i bëjnë për të parë sesi reagojnë njerëzit, nëse e pranojnë apo jo. Veç kësaj, besoj se fjalët e Putinit mbi konfliktin me Suedinë dhe mbi të drejtën ruse për të rimarrë tokat e «veta» janë frut i mënyrës me të cilën shikohet realiteti.
Ditë më parë diskutoja me disa kolegë dhe dikush kujtonte se qysh në 1994 presidenti aktual rus shprehte saktësisht të njëjtat ide. Në një event ku mori pjesë si zëvendëskryetar bashkie i Shën Petërsburgut, Putini theksoi se Rusia duhej të rivendoste sovranitetin territorial të saj, pa përjashtuar mundësinë që ta bëjë edhe jashtë kufijve të epokës. Më vonë do të thoshte se shembja e Bashkimit Sovjetik është një problem për të gjithë dhe se Rusia është «Europa tjetër», Europa e vërtetë tradicionale dhe konservatore, por ky është një lloj tjetër mesazhi dhe u drejtohet europianëve. Megjithatë, nuk është vetëm propagandë: Putini e beson.
Pas dështimit të sulmit ndaj Kievit dhe avancimit të ngadaltë rus në juglindje, cilët janë planet e Moskës?
Besoj se në Ukrainë plani është të avancohet, të avancohet dhe sërish të avancohet, praktikisht kudo. Jam i bindur se Putini synon pak e nga pak të pushtojë pjesë gjithnjë e më të mëdha territori ukrainas. Ka resurse të mjaftueshme për të paktën 2 vite luftë, ofensiva ruse nuk do të ndalet me pushtimin dhe aneksimin eventual të juglindjes. Në sintezë, Moska mund t’i sigurojë ushqim dhe karburant ushtrisë së saj pa ndërvepruar me partnerë të jashtëm. Për sa u përket komponenteve high – tech për kompleksin ushtarako – industrial, që për momentin nuk mund të blihen në Perëndim, ato kontrabandohen me ndihmën e Kinës dhe të vendeve të tjera të gatshme të bëjnë afera me kushte të caktuara.
Bëhet fjalë për resurse shumë të kushtueshme dhe kuadri nuk është i thjeshtë si kur Moska po përgatitej për këtë luftë. Për t’u kuptuar, nga 2020 Rusia pakashumë e ka dyfishuar numrin e raketave të përdorura në sulmet ndaj Ukrainës. Aspekti i vetëm që mund të shpëtojë në këtë ekuacion është sjellja e shoqërisë ruse. Tashmë qëndrimi i qytetarëve rusë e kufizon potencialin ushtarak të Federatës. Për shembull, Kremlini nuk mund të kryejë një mobilizim në shkallë të gjerë dhe është i detyruar të bëjë një sekret. E njëjta gjë vlen dhe për pakënaqësinë e popullsisë: brenda fundit të vitit mund të rritet ndjeshëm, në radhë të parë midis shtresave me të ardhura të ulëta, që janë më shumë të pakënaqura nga sa po ndodh dhe ndoshta, të paktën pjesërisht, ajo që e quajmë klasë e mesme do të përfundojë për t’u bashkuar.
Kremlini do ta kishte qëllimin për ta zgjeruar aksionin ushtarak në Ukrainë, por tashmë juglindja nuk ka rezultuar pushtim i lehtë.
Duhet mbajtur parasysh se në vizionin e Putinit ka armiq, miq dhe tradhëtarë ose, më mirë, më shumë miq se «njerëzit tanë» dhe ai tani e konsideron një pjesë të Ukrainës rusishtfolëse një tokë tradhëtarësh, në veçanti Mariupolin dhe Harkovin. Për këtë ushtria rise ka operuar me kaq ashpërsi në këto qytete. Prej kohësh kështu vepron Perandoria Ruse me «njerëzit e saj» që tenton t’i shkëpusë, t’i largojë nga Moska. Me armiqtë nuk sillet kështu, por me europianen, domethënë bëhet lufta tradicionale, ndërsa kampet e «filtrimit» u rezervohen qytetarëve të saj. Zonat e vetme ukrainase në të cilat Putini nuk ka pretendime janë ato perëndimore dhe pjesë e Veri – Perëndimit, domethënë Ivano – Frankivsk, Leopoli dhe rrethinat galiciane.
Moska thekson se Polonia ka synime mbi atë pjesë të Ukrainës.
Po, nga Kremlini lëshojnë armë herëpasëhere kur i dëgjojnë këto absurditete. Besoj se është një sinjal ndaj lidershipit polak. Autoritet ruse e dijnë se Polonia është një vend shumë tradicionalist, me një klasë drejtuese mbi pozicione jashtëzakonisht konservatore, pjesërisht spekulare me ato ruse. Mbi shumë çështje në Moskë dhe në Varshavë e mendojnë njëlloj dhe nuk e kuptojnë se pse polakët nuk veprojnë për pasojë. Me pak fjalë, pse pa u ndjerë nuk përfitojnë nga situata, siç bëri Bashkimi Sovjetik me Poloninë më 1939. Nuk e kuptojnë sesa bota ka ndryshuar, përfshi Poloninë, dhe se nacionalistët polakë nuk synojnë ta pushtojnë Ukrainën.
Rusia mund të shtyhet përtej Ukrainës?
Në disa kushte të rëndësishme, vendimtare. Në rast se Putini arrin të vendosë duart në Donbas dhe Kherson, në rast se arrin të kapë Mykolaivin dhe Odesën, siç synon të bëjë, dhe kështu të dalë me një korridor drejt Transnistrisë, atëhere do të shkojë përtej. Në këtë pikë do të mbeteshin Dnepropetrovsku, Kievi dhe këtu është nevoja se duhet në rast do të provojë t’i pushtojë apo jo. Veç kësaj, qysh nga fillimi i konfliktit ka një grup rus luftimi në afërsitë e Lituanisë, në Bjellorusi dhe aty mbetet, jo vetëm prej luftës në zhvillim në Ukrainë, por për të ndihmuar Kaliningradin në rast nevoje. Në rast se Rusia do të mundet në juglindjen ukrainase, gjithçka do të mbesë vetëmë një ide. Në rast se Putini nuk do të arrijë të pushtojë as të gjithë Donbasin dhe t’i ndalojë hyrjen në Detin e Zi Ukrainës, atëhere nuk do të ketë mënyrë të synojë më tej. Ama nëse do të mbizotërojë në fazën luftarake aktuale dhe në rast se presidenti rus dhe rrethi i tij më i ngushtë do të mbesin në komandë, atëhere një konflikt me një vend të NATO do të jetë i pashmangshëm.
Cilin vend atlantik mendon Putini të pushtojë?
Lituania ndodhet në pozicionin më të rrezikshëm. Sistemet e mbrojtjes ajrore ruse e transferuara në Bjellorusi përpara pushtimit të Ukrainës kanë një funksion të qartë: bashkë me sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të dislokuara në Kaliningrad vitet e fundit e mbulojnë krejtësisht territorin lituan dhe mundësojnë të mbyllet hapësira ajrore në të gjithë korridorin e Suwałki në çdo moment. Konkretisht, Rusia mund të hapë një korridor ajror drejt Kaliningradit, me pretekstin e garantimit të sigurisë së qytearëve rusë që banojnë në eksklavën e saj: një kalim për aviacionin civil nën mbulimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse. Ja një kurth sistemik.
Një kurth shumë serioz, për t’u përdorur që të ushtrojë presion ndaj Aleancës Atlantike. Pyetja e nënkuptuar ndaj gjithë kësaj është e thjeshtë: do të guxonin forcat e NATO dhe të Bashkimit Europian një reagim kundër avionëve të aviacionit civil në mbulimin e mbrojtjes ajrore ruse? Moska i ka kapacitetet teknike për ta realizuar këtë skenar dhe arësye të mjaftueshme “humanitare”, domethënë të ruajë bashkëkombasit që qëndrojnë në Kaliningrad. Për sa di, siguria strategjike e Kaliningrad ka qenë një prej argumentave kryesore të trajtuara nga Kremlini kur diskutohej për të ardhmen e Bjellorusisë. Për këtë arësye Putini ka filluar të bëjë presione në rritje ndaj Lukashenkos dhe ka vendosur dërgimin e ushtarakëve rusë në Bjellorusi.
Po në rast se NATO do t’i ndalë avionët rusë?
Kremlini mbështetet mbi faktin se nuk do të ketë një luftë në kuptimin e plotë të fjalës kundër NATO. Niset nga presupozimi se vendimet në Aleancë merren me unanimitet dhe përballë një skenari si ky më shumë se një vend do të mbështesë se nuk janë kushtet për një konflikt me Rusinë, pasi nuk bëhet fjalë për një sulm në kuptimin e plotë të fjalës, nuk ka një pushtim territorial. Çdo tentativë për ta përdorur një përgjigje ushtarake do të ndeshej me veton e vendeve si Hungaria apo Turqia. Moska shpreson se mos krijohet një situatë paqëndrueshmërie që t’i mundësojë të demonstrojë se NATO nuk i asiston vendet anëtare në mënyrë automatike dhe do të presë që vendet e NATO si Qipro, Greqia dhe Bullgaria të fillojnë të shikojnë nga Rusia në kërkim të ndihmës, duke kuptuar se nuk mund të mbështeten tek Aleanca në rast konflikti ushtarak. Me pak fjalë, Kremlini pret që NATO të bjerë si një kështjellë prej rëre dhe që vende si Hungaria apo Republika Çeke, duke mos u ndjerë më të sigurta, nuk do të shohin zgjedhje tjetër përveç fillimit të një negociate me Rusinë.
Avionë komercialë rusë në një hapësirë ajrore të huaj, e mbyllur ndaj Rusisë: një provokim kundrejt NATO më shumë se një agresion ndaj Lituanisë.
Objektivi rus është të minojë themelet e NATO. Të tregojë se ajo nuk është e gatshme të mbrojë me çdo kusht vendet aleate më të vegjël. Çështja themelore dhe qendra e aksionit rus në persëektivë është nëse NATO do të mbijetojë në formën që ekziston tani. Kjo është e pamundur nëse bëhet e qartë se Aleanca nuk është në gjendje t’i furnizojë asistencë ushtarake njërit prej shteteve anëtare të saj pikërisht si tani dhe në gjendje t’i japë aisstencë në të gjitha efektet Ukrainës. Në mënyrë të veçantë, si do të paraqitet NATO në rast presioni real ushtarak mbi njërin prej vendeve të bllokut, por në mungesë të një agresioni ushtarak në kuptimin e vërtetë të fjalës? Le të supozojmë se Rusia merr kontrollin e qiejve mbi të çarën e Suwałki. Në këtë pikë nuk ka asnjë nevojë të ndjekë një pushtim ushtarak. Një situatë e tillë mund të vazhdojë për vite me radhë, me grindje apo propozime për të ngritur forcat e paqes. E gjitha kjo do të minonte statusin juridik të Lituanisë, kuptimin e Bashkimit Europian dhe unitetin strategjiko – ushtarak të NATO.
Një deputet i “Rusisë së Bashkuar” në Dumë, Evgenij Fedorov, ka paraqitur një projektligj për revokimin e miratimit të Këshillit të Shtetit të atëhershëm sovjetik mbi njohjen e Lituanisë.
Është një skemë e përsëritur. Dikush paraqet një projektligj që më pas lihet menjanë, pas kësaj rishfaqet dhe në një pikë të caktuar miratohet. Ndoshta do të ndodhë pas 5 apo 10 vitesh. Iniciativa e Fedorov është përshkruar si veprimi i një gjysmë të çmenduri. Vetëm kush nuk ia ndjekur punët parlamentare të 20 viteve të fundit mund ta mendojë se është kështu dhe duhet kuptuar se çfarë nënkuptohet me jo njohje: nuk bëhet fjalë për të mohuar ekzistencën e Lituanësi, por ta njohesh brenda kufijve aktualë. Për pasojë Rusia mund të nisë një proces negociues dhe të vendosë kushte për njohjen. Për shembull, duke i kërkuar të garantojë tranzitin e qytetarëve rusë deri në Kaliningrad dhe të pranojë kontrollin rus mbi këtë korridor tranziti. Një dinamikë e ngjashme, edhe pse jo kaq e qartë, ekziston në marrëdhëniet me Estoninë. Qeveria estoneze nuk synon të ratifikojë marrëveshjen mbi kufijtë që implikon njohjen e kufijve të lindura në gjirin e Bashkimit Sovjetik pas Luftës së dytë Botërore. Me pak fjalë, midis Rusisë dhje vendeve balltike ekzistojnë kundërshti territoriale që nuk janë zgjidhur asnjëherë krejtësisht.
Kur mendoni të mundshme që të vërtetohet një skenar i këtij lloji dhe në çfarë perspektive kohore?
Bëhet fjalë për një projekt afatgjatë, i menduar për pas një dekade. Unë nuk besoj se Putini ka synon ta pushtojë ushtarakisht Lituaninë në 5 vitet e ardhshme.
E vështirë të imagjinohet që NATO të rrijë e të shikojë.
Edhe unë e konsideroj të mundur një reagim nga ana e Aleancës Atlantike, por Putini dhe rrethi i ngushtë i tij jetojnë në një dimension virtual, të bazuar mbi konceptet gjeopolitike të tyre. Rusia jeton në një hapësirë teorike, e dominuar nga mitet e saj. Liderët rusë nuk duken të aftë të vlerësojnë sesi bota ka ndryshuar dhe vazhdon të ndryshojë. Për shembull, në Poloni ose në Gjermani, që fillon një riarmatim të shpejtë dhe po braktisin kompleksin e fajit të kultivuar pas Luftës së Dytë Botërore, duke demonstruar disponueshmërinë e tyre në përdorimin e forcës. Europa po ndryshon dhe Kremlini po vuan që ta kuptojë. Megjithatë, mendoj se sigurisht që do të ketë një përgjigje të NATO, të Shteteve të Bashkuara, përfshi Shtetet e Bashkuara, gjë që është themelore, ama pyetja është nëse kjo përgjigje do të jetë ushtarake apo jo dhe në thelbin e saj do ta kisha ndonjë dyshim. Ka shumë të ngjarë që do të rigjendemi me situata krizash të ngjashme me ato të para gjatë Luftës së Ftohtë. Për shembull: në rast se Rusia deklaron të drejtën e saj për kontrollin e korridorit të Suwałki, vendet e NATO mbyllin qiellin sipër Lituanisë dhe çdo avion qoftë ushtarak, qoftë civil, do të rrëzohet apo i detyruar që të ulet dhe këtu ngrihet një pikëpyetje tjetër: do të rrezikonte Rusia përdorimin e sistemit të saj të mbrojtjes ajrore? Objektivi i saj nuk është të futet menjëherë në luftë me NATO, por ta minojë nga brenda. Ama nëse në një pikë të caktuar nuk vepron, i gjithë plani bëhet copë.
Pas dështimit të ofensivës ndaj Kievit, Rusia abstenon nga përcaktimi se çfarë kupton me fitore në Ukrainë. E njëjta gjë vlen për autoritetet ukrainase.
E vërtetë. Kjo varet edhe nga fakti se ekzistojnë dy hapësira brenda të cilave të matet fitorja: ajo e qytetarëve dhe ajo e dhomave të pushtetit. Për sa u përket qytetarëve rusë, nuk mund të besojmë të gjitha atë që na thonë sondazhet apo kërkimet sociologjike në një kontekst censure dhe kontrolli praktikisht totalitar, por ndonjë tendencë është e qartë. Në rasz se shikojmë përgjigjen më të shpeshtë ndaj pyetjes “Çfarë konsideroni një fitore në Ukrainë?”, atëhere shikojmë se ka sintoni me vizionin e propozuar nga Putini. Me pak fjalë, një proces ndaj “nazistëve” të shfronësuar dhe të kapur mund të mjaftojë. Ekziston kujtimi i Luftës së Dytë Botërore i përfunduar me Tribunalin e Nyrembergut. Rusët e kanë studiuar në shkollë, i korrespondon një formule logjike shumë të saktë.
Kështu, nëse do të ketë një proces të madh ndaj mbrojtësve të Mariupolit, ndaj anëtarëve të Batalionit Azov dhe ndoshta ndaj një grushti politikanësh ukrainas të arrestuar, kjo për një pjesë të mirë të rusëve do të mjaftojë ta perceptojë fitoren, pavarësisht nga ku kanë ardhur tanket dhe cilat qytete kanë pushtuar. Shumica e rusëve nuk e di as ku gjenden me saktësi këto qytete, veç në mos kanë të afërm. Ndoshta kanë qenë në Krime, por në Kherson jo, praktikisht askush. Tjetër histori është ajo që ka të bëjë me Putinin dhe enturazhin e tij: vizioni tyre i fitores ka hapësirë në dimensione të tjera. Unë beson se në krye të Federatës sot ka neobolshevikë. Drejtuesit aktualë ndjekin programin e partisë Nacional – Bolshevike që veç të tjerash ekziston akoma dhe me të cilin ka bashkëpunuar gjatë edhe Aleksandr Dugin.
Bëhet fjalë për një program ekspansioni të hapësirës jetike të vendit mbi baza të asimilueshme me vizionin bolshevik. Putini dhe të tijët mund të konsiderohen gjeopolitikisht trashëgimtarë të bolshevikëve edhe pse politikisht e kulturalisht janë thellësisht antikomunistë. Nga bolshevikët kanë marrë konceptin e luftës globale që i korrespondon revolucionit botëror. Pastaj e vërteta është se ai i tyri është një kundërrevolucion botëror, një luftë pakufij që synon të realizojë një ideal historik, një rikthim në shekullin e XIX nëse duam ta thjeshtojmë shumë, në Europën e ‘800, të paktën në kuptimin që e kanë ata: hegjemoni botërore, pa homoseksualë e pa tolerancë, por me shkencë e tregëti.
Si mundet Rusia e vetme të ketë kaq shumë ambicie?
E vetme nuk do t’ia arrijë, natyrisht. Për këtë nuk ka kufij ndaj luftës, por nëse do t’i lejohet, nuk do të ndalet. Ka një mënyrë tonë të thëni shumë të qetë: «Ku doni të arrini ju rusët? Do të arrijmë tamam aty ku do të na ndalin». Ukraina është një vend i fuqishëm nga pikëpamja ushtarake, e kemi zbuluar me këtë luftë. Lituania sigurisht që nuk mund të konkurrojë dhe nuk mund t’i shpallë luftë Federatës. Kujtojmë se oficerë dhe analistë të inteligjencës amerikane theksonin se ushtria ukrainase do të rezistonte maksimumi për 3 ditë. Me shenjën nga sa kemi parë, mund të themi se forcat ruse nuk qenë të gatshme për një konflikt të plotë, ndërsa tani janë në gjendje lufte totale dhe, duke gjykuar nga ajo që po ndodh në Donbas, me ngadalë po fillojnë të aplikojnë një taktikë funksionale me objektivin strategjik e likudimit të NATO.
Po Lituania, si pikë vulnerabël e NATO, qëndron në objektivat e kësaj strategjie?
Lituania është pjesë e NATO, por në rast agresioni nga ana e Moskës do të mbesë e tillë vetën në rast se Aleanca reagon menjëherë. Përndryshe NATO pushon së ekzistuari si bashkim politiko – ushtarak në të gjitha efektet. Në këtë rast janë të mundshme iniciativa dhe koalicione krejtësisht të ndryshme. Mund të imagjinojmë një situatë ku Lituania, Britania e Madhe dhe Polonia, me mbështetjen e Gjermanisë, i kundërvihen një pushtimi eventual rus.
Po Europa dhe i ashtuquajturi Perëndim i zgjeruar po e braktisin apo e kanë braktisur Ukrainën?
Unë besoj që jo, por Perëndimi mbron më së pari interesat e tij dhe pastaj ato të Ukrainës. Kujtoj samitin e NATO të Bukureshtit të 2004. Në atë kohë isha gazetar dhe i kisha kërkuar një funksionari të lartë francez të komentonte refuzimin e hyrjes së Gjeorgjisë dhe Ukrainës në Membership Action Plan e Aleancës. Ai foli në mënyrë zyrtare, shumë formale, më pas pyeti: «E kuptuat mirë?». Ju përgjigja që po, e kisha kuptuar. «Për të qenë më i qartë po ua them me një fjalë, por nuk është për t’u shkruar: jamais». Logjika mbetet kjo: ta mbështesësh Ukrainën po, ta fusësh në Bashkimin Europian dhe në NATO kurrë.
Limes- Përgatiti: Armin Tirana