Miliarderi i Tesla-s, Elon Musk elektrizoi shkurtimisht debatin për të ardhmen e Manchester United duke pretenduar në Twitter se ai ishte duke blerë klubin e “Djajve të Kuq’ që është duke hasur në vështirësi në nisje të sezonit të ri në Premier League.

Ai nuk i bëri të qarta pikëpamjet e tij për këmbënguljen e diskutueshme të trajnerit të ri Eric ten Hag, apo nëse ylli i pakënaqur portugez Cristiano Ronaldo duhet të lejohej të largohej, por ai tha se nëse do të blinte një klub futbolli “ai do të ishte Manchester United, pasi ata ishin ekipi i preferuar në fëmijëri”.

Me skuadrën e rrënjosur në fund të ligës pas një humbjeje poshtëruese 4-0 jashtë fushe ndaj Brentford, cicërima e Musk ndezi shpresë në radhët e tifozëve në Manchester, kjo edhe pas përplasjeve që ata kanë pasur me familjes Glazer.

Blerja e United, një prej klubeve më të mëdha të futbollit në botë, do t’i kushtonte Musk të paktën 2 miliardë paund, sipas vlerësimit aktual të bursës.

Por, postimi që ndezi rrjetin nga ana e Musk duket se ka qenë pjesë e një “shakaje”.

Musk kishte premtuar gjithashtu se do të blinte Twitter për 44 miliardë dollarë përpara se marrëveshja të dështonte në korrik, dhe gjithashtu është mburrur për kolonizimin e Marsit dhe rritjen e lindjeve në Tokë.

Ndaj në vijim fansat iu përgjigjën me një përzierje hutimi dhe optimizmi postimit të tij për United, duke pasur parasysh statusin klubit.

“E ke seriozisht?” pyeti një nga ndjekësit e tij, të cilit Musk iu përgjigj duke thënë: “Jo, kjo është një shaka në Twitter. Nuk po blej asnjë ekip sportiv”.