Dy pallate të reja të ndërtuara për familjet e mbetura pa strehë për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit 2019 janë ndërtuar në Golem të Kavajës.
Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme fotot e pallateve që janë gati të presin familjet për të bërë të tyre apartamentet e reja.
“Ja edhe dy pallatet e përfunduara dhe dorëzuara për familjet që humbën strehën nga tërmeti në Golem, Kavajë,” shkruan Kryeministri Rama.