Lufta në Ukrainë ofron një mundësi vërtet interesante për të nisur një tranzicion më të shpejtë të energjisë së gjelbër dhe Arabia Saudite është e nevojshme për këtë ndryshim, kështu tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për meidan arabe AlArabiya.
Duke e cilësuar ‘Potenciali i Madh’, Rama veçoi Arabinë Saudite konkretisht ‘Iniciativa e Gjelbër’ si një vend për të krijuar bashkëpunim dhe vizion për të ardhmen.

“Pika e fundit që kam është që ndërkohë kjo luftë ka ardhur edhe me një shans jashtë mase, jashtë mase interesant po të mund ta përdorja këtë fjalë, për të bërë një tranzicion më të shpejtë, të gjelbër, jo më për shkak të dëshirës, por për shkak të nevojës. Ne mund të ecim shumë më shpejt për të ndryshuar tërë natyrën e prodhimit tonë të energjisë. Por për këtë kemi nevojë për Arabinë Saudite për shembull. Kemi nevojë të shohim nga Lindja e Mesme. E po përmend Arabinë Saudite sepse ka një potencial të stërmadh për të krijuar bashkëpunim bazuar në vizionin e 2030 që po kështu ka të bëjë me eksportimin, pra për ta bërë Arabinë Saudite, imagjinojeni, ata janë të ulur mbi naftë e duan të bëhen të vetëmjaftueshëm në energjinë e gjelbër dhe eksportues neto të energjisë së gjelbër. Pra, bëhen shumë çështje bashkë. Kësisoj kjo rrugë vjen me shumë rreziqe, por dhe me potencial të madh. Në fund të fundit, sa më të pasura të jenë vendet, aq më të mëdha janë problemet për të pasur rezistencë, kjo është çështja. Ata kanë para, por aftësia për të sakrifikuar është shumë më e ulët”, tha Rama.

Kreu i qeverisë është ndalur gjithashtu edhe tek çështja liberalizimit të vizave me Kosovën, ku ka thënë se është duke u mbajtur “peng” . “Kosova u çlirua nga fuqitë e mëdha demokratike nga një regjim barbar. Por nën regjimin barbar ata mund të lëviznin lirisht në Europë, me çlirimtarët ata janë peng, nuk mund të lëviznin lirisht. Kështu që, gjyshërit e fëmijëve që kanë lindur në Kosovën e lirë dhe që tashmë janë në moshë madhore mund të shkonin në Gjermani, të vinin në Austri, edhe të punonin. Fëmijët nuk mund të lëvizin sepse nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën”, u shpreh Rama.

Çmimi i naftës nxitet kryesisht nga oferta dhe kërkesa dhe historikisht, çmimet jashtëzakonisht të larta të naftës zakonisht ndikoheshin drejtpërdrejt nga konfliktet ose tensionet gjeopolitike, veçanërisht kur përfshihet një vend prodhues i naftës, si Rusia.

“Mendoj se kjo luftë vjen me shumë rreziqe, por edhe me një potencial të madh”, shtoi Rama. Lufta në Ukrainë ka pasur një ndikim të rëndësishëm në tregjet globale dhe furnizimet me energji, duke shkaktuar ndërprerje në shkallë të gjerë në rrugët e transportit të naftës. Arabia Saudite nisi Iniciativën e Gjelbër Saudite në vitin 2021 në një përpjekje për të luftuar krizën globale të klimës dhe për t’iu bashkuar luftës botërore kundër ndryshimeve klimatike.

Po çfarë është iniciativa e Gjelbër Saudite?

Iniciativa e Gjelbër Saudite është një nismë kombëtare ambicioze për Mbretërinë e Arabisë Saudite që synon të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të mbrojë brezat e ardhshëm. Nën patronazhin e Princit të Kurorës HRH, Mohammed bin Salman, Iniciativa e Gjelbër Saudite do të rrisë mbështetjen e Mbretërisë në energjinë e pastër, do të kompensojë emetimet dhe do të luftojë ndryshimet klimatike.

Pse po nis kjo iniciativë?

Që nga fillimi i Vizionit 2030, Arabia Saudite ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në adresimin e sfidave të saj unike mjedisore, por ka shumë më tepër për të bërë. Si një prodhues kryesor global i energjisë, Arabia Saudite është e përkushtuar për të avancuar luftën globale kundër krizës klimatike. Me planet dhe objektivat e saj ambicioze, Iniciativa e Gjelbër Saudite është një hap përpara në ambicien tonë për t’u bërë një lider global në krijimin e një të ardhmeje më të gjelbër.