Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se numri i turistëve britanikë në vendin tonë është 3-fishuar. Referuar artikullit të “The Times” e cila shkruante se Shqipëria është kthyer në atraksionin më të ri të qytetarëve britanikë, Rama shprehet se kjo është ndihmuar edhe falë shtimit të konsiderueshëm edhe të udhëtimeve me linja direkte.

“Nga 36 mijë turistë britanikë deri në korrikun e vitit të kaluar, 90 mijë kanë qenë vizitorët nga Britania e Madhe në Shqipëri këta shtatë muaj, falë edhe shtimit të konsiderueshëm edhe të udhëtimeve me linja direkte.

E mirënjohura britanike “The Times” ia dedikon Shqipërisë këtë artikull, me përshkrimin e plazheve, ushqimit dhe qyteteve në UNESCO, që promovohen çdo ditë në rrjetet sociale duke përhapur fjalën e mirë që përkthehet në më shumë turistë, të ardhura, ekonomi,” shkruan rama i cili ka postuar edhe shkrimin e “The Times”.