Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin ndaj ushtarëve nga 2 rusë dhe një ukrainas në uzinën e armëve në Gramsh.

“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!” – shkroi Edi Rama.