Kryeministri Edi Rama publikoi sot projektin e parkut urban për fëmijë e të rritur, në Durrës.

Rama bëri të ditur se, ndërtimi i këtij parku vjen në kuadrin e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) “Dua të Luaj”, i cili do të sjellë disa parqe të mëdha urbane në një sërë qytetesh të vendit.

““Vala” e re e Durrësit do të ngrihet në lagjen 18, si një park i madh urban për fëmijë e të rritur, pjesë e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “DUA TË LUAJ””, informoi kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Programi Kombëtar për ndërtimin e parqeve të mëdha urbane në disa qytete të vendit pason ato të Rilindjes Urbane dhe “100 Fshatrat”.