Brenda një viti Mali i Zi e ka shtrenjtuar çmimin e bukës me 50%. Shtrenjtim të ndjeshëm ka pasur edhe Kosova me 39%.
Kjo ilustrohet nga grafiku i publikuar nga Radio Evropa e Lirë. Shqipëria figuron e fundit në listë krahasuar me vendet e rajonit.
Krahasimi i të dhënave është bërë për muajin korrik të 2021 me atë të 2022.
Burime të grafikut janë entet shtetërore dhe shoqatat e furrave në Ballkanin Perëndimor.