Segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi është i hapur për qarkullimin e automjete prej të premtes. Kryeministri Edi Rama publikoi një video të kësaj rruge, në Facebook.
Segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi është i hapur për qarkullimin e automjete prej të premtes. Kryeministri Edi Rama publikoi një video të kësaj rruge, në Facebook.
“Mirëmëngjes! Dhe me segmentin e ri Palasë – Dhërmi, i hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar e shkurtuar kohën e udhëtimit turistik përgjatë bregdetit të jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.
Ky segment ka një gjatësi prej 4.5 kilometrash dhe nis nga kryqëzimi i “Rrugë të Bardha” ku është parashikuar të jetë edhe dalja e Tunelit të Llogarasë dhe përfundon pranë ish-kampit të punëtorëve në Dhërmi.