Gjatë 12 muajve të fundit, çmimet e ushqimeve u rritën me 13.1% – rritja më e madhe vjetore që nga viti 1979.

Shifrat u raportuan nga Zyra e Statistikave të Punës në SHBA, sipas së cilës, çmimet e pothuajse çdo artikulli ushqimor janë rritur masivisht.

Kostoja e vezëve është rritur me 38%, ndërsa mielli është rritur 22,7%.

Pula u rrit 17,6%, qumështi 15,6%, mishi i grirë 9,7% dhe proshuta 9,2%.

Frutat dhe perimet u shtrenjtuan 9.3%, sipas zyrës së statistikave të punës.