Në shtator, mes 12 shkollave të reja që do të hapen në nisje të vitit të ri shkollor, është dhe shkolla “Bashkim Fino” në njësinë 2.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë, ku duket se punimet janë drejt përfundimit.
“Mirëmëngjes dhe me shkollën e re “Bashkim Fino” në Tiranë, e cila hap dyert këtë shtator për 1100 nxënës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shprehet Rama.
Kjo shkollë ka një kapacitet me 1100 nxënës, plus 150 parashkollor, praktikisht është zgjidhur jo vetëm problemi i të kaluarës dhe të tashmes, por edhe të ardhmes. Pra është lënë një hapësirë që mund të amortizojë edhe prurjet demografike të njësisë.