Shtëpia e Bardhë ka reaguar në lidhje me bombardimet e shumta që kanë ndodhur së fundmi në centralin më të madh bërthamor në Evropë në Zaporizhzhia të Ukrainës
Nga Uashingtoni kanë bërë thirrje për një zonë demilitarizimi përreth këtij centrali të shumëpërfolur bërthamor.
Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Rusisë që të pajtohet për një zonë demilitarizimi përreth Zaporizhzhia, në mënyrë që të shmanget një katastrofë bërthamore.
Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka deklaruar se administrata e presidentit Joe Biden mbështet vizitën e udhëhequr nga një grup ekspertësh nga Agjencia Ndërkombëtare Atomike IAEA në Zaporizhzhia.
Madje sipas tyre një fikje e kontrolluar e këtij centrali bërthamor, do të ishte opsioni më i sigurt në këto momente të vështira.