Në 24 orët e fundit, në të gjithë vendin janë regjistruar 642 raste të reja infektimesh me COVID-19 nga 1708 testime të kryera. Është shënuar dhe një humbje jete,një 67-vjeçare nga Korça, e cila nuk arriti të fitonte betejën me covid.

Janë kryer 1708 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 642 qytetarë, konkretisht në këto bashki:

197 në Tiranë, 56 në Fier, 45 në Durrës, 28 në Vlorë, 25 në Lushnjë, 21 në Elbasan, 18 në Sarandë, 17 në Lezhë, nga 16 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, 14 në Devoll, nga 13 qytetarë në Kurbin, Divjakë, 11 në Korçë, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Krujë, Kavajë, 8 në Peqin, 7 në Gramsh, nga 6 qytetarë në Vorë, Dibër, Berat, Himarë, Skrapar, nga 5 qytetarë në Mirditë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Maliq, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Bulqizë, Mat, Roskovec, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Selenicë, Pustec, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Delvinë, Kolonjë.

Janë 2,498 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë. Janë shëruar 5172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,020 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Statistika (11 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 642

Të shëruar në 24 orë 5172

Të shtruar në spitale 28

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1708

Testime totale 1,937,633

Raste pozitive 320,086

Raste të shëruara 314,020

Raste Aktive 2,498

Humbje jete 3,568

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 698

Fier 482

Durrës 368

Gjirokastër 262

Vlorë 244

Berat 91

Dibër 90

Elbasan 89

Korçë 60

Lezhë 53

Shkodër 36

Kukës 25