Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2052 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 776 qytetarë, në këto bashki:

247 në Tiranë, nga 42 qytetarë në Durrës, Lushnje, 36 në Vlorë, 35 në Fier, 22 në Sarandë, nga 20 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 18 në Devoll, nga 17 qytetarë në Lezhë, Krujë, Tepelenë, 16 në Kavajë, 15 në Pogradec, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Divjakë, Mallakastër, nga 10 qytetarë në Vorë, Korçë, Prrenjas, 9 në Gramsh, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Dibër, Gjirokastër, Maliq, Dimal, Kuçovë, Skrapar, nga 7 qytetarë në Mirditë, Selenicë, Himarë, nga 5 qytetarë në Roskovec, Patos, Berat, nga 4 qytetarë në Mat, Poliçan, Peqin, nga 3 qytetarë në Shijak, Bulqizë, Delvinë, Përmet, nga 2 qytetarë në Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Libohovë, Këlcyrë, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Has, Cerrik.

Janë 7,596 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Korça 49 vjeç, një qytetar nga Kuçova 74 vjeç, një qytetare nga Librazhdi 75 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 883 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 304,187 që nga fillimi i epidemisë.