Prokuroria e Posaçme SPAK i dërgoi kërkesa bankave dhe tatimeve ne funksion te hetimeve të hapura për akuzën e korrupsionit pasiv neni 259 dhe falsifikim të formularëve të deklarimit të partisë, mbas kallëzimit të kryer nga ish-deputeti Halit Valteri ndaj ish-presidentit Ilir meta , Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo dhe Iraklis Fidetzis.
Burime të SPAK deklaruan se procedimi penal është regjistruar pa emër dhe drejtohet nga dy prokurorë të posaçëm Sotir Kllapi dhe Arben Kraja.
Ata po hetojnë mbi kallëzimin e politikanit që i referohet shkrimit të një mediat austriake, për lobimin 700 mijë dollarësh për të shkrepur një foto me ish presidentin Donald Trump.
I kërkojmë llogaritë nga bankat ndaj subjekteve të lartpërmendura për të kuptuar transaksionet tha në kushtet e anonimitetit i njëjti burim sipas të cilit vetëm pasi të mblidhet dokumentacioni përkatës do të vendoset për veprimet e tjera proceduriale si letërporositë drejt USA apo dhe thërritja e të kallëzuare për tu pyetur.
Në kërkesën e drejtuar bankave kërkohen edhe llogaritë e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim thanë të njëjtat burime që dyshojnë se të dyshuarit kanë shmangur në formularë deklarimin e të ardhurave. deri më tani me shumë gjasë është ende një hetim financiar pranojnë burimet që po verifikojnë kontratat e lobimit. Kallëzimi i dorëzuar nga ish-deputeti Valteri përmendte tetë vepra penale dhe në qendër të tij ishte lobimi me kompaninë MC keon Group.