Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në Uzinën Ushtarake të Gramshit, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas, janë arrestuar nën akuzën e spiunazhit.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani shkruan se ka telefonuar homologun e saj, presidentin Bajram Begaj duke i ofruar atij mbështetje, ndërsa ka theksuar se autorët e sulmit duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Kam folur me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar Osmani.