Drejtoria e pergjithshme e Tatimevr ka hedhur poshte akuzat e medias se Irfan Hysenbelliut, i cili akuxonte kreun e tatimeve se kishte graduar Drejtor nje person me te shkruar problematike. Mbi kete lajm, DPT ka sqaruar me prova te verteten duke rrezuar median qe nxorri lajmin.
Ja reagimi i plote: Lidhur me artikullin e publikuar dje, datë 10.08.2022, në portalin Balkanweb me titull “Skandali/Tatimori i arrestuar për rryshfet me pikat e bixhozit gradohet nga Ceno Klosi drejtor i Verifikimit në Terren”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron qytetarët shqiptarë se lajmi i sipërcituar është i pavërtetë dhe i pabazuar.
Me qëllim informimin korrekt të opinionit publik, Administrata Tatimore sqaron se zoti Trëndafil Tarja është punonjës i Administratës Tatimore prej vitit 2014. Emërimi i tij në pozicionin Inspektor Zbatimi, në Sektorin e Zbatimit (Task-Forcë), në Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është kryer në zbatim të vendimit nr. 1324, datë 05.09.2014.
Prej 8 vitesh nga emërimi i tij i parë, z. Tarja ka ushtruar funksione të ndryshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, si: Inspektor, përgjegjës sektori dhe drejtor drejtorie, sipas procedurave që parashikon Kodi i Punës dhe legjislacioni në fuqi. Ky fakt dëshmohet nga vërtetimi i gjendjes gjyqësore, datë 10.08.2022, ku rezulton i pa dënuar!
Lidhur me pretendimin në artikullin me të njëjtin titull, sipas të cilit punonjësi në fjalë akuzohet për shpërdorim detyre, DPT saktëson se kjo nuk është e vërtetë, duke vënë në dispozicion të opinionit publik dokumentet, që provojnë të kundërtën, si më poshtë:
Vendimin e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 2788, datë 15.09.2016, ku citohet se është pushuar çështja penale në ngarkim të zotit Tarja, për mungesë provash, duke e shpallur atë të pafajshëm, vendim i lënë në fuqi edhe në vendimin nr. 2120, datë 08.10.2018, të Gjykatës së Apelit Tiranë.
Kjo konfirmohet edhe nga dëshmia e penalitetit, ku rezulton i pa dënuar!
Theksojmë se Administrata Tatimore nuk intimidohet nga sulmet dashakeqëse mediatike dhe garanton qytetarët shqiptarë se mbetet e angazhuar në zbatimin e detyrave, që i ngarkon ligji duke vepruar drejt dhe me transparencë në përmbushje të misionit të saj për çdo tatimpagues, në mënyrë të barabartë.
Deshmia e penalitetit te zotit Tarja: