Mijëra dyqane të vogla në Britani do të detyrohen të mbyllen për shkak të rritjes së kostove të energjisë nëse qeveria nuk ndërhyn me mbështetje emergjente.
Shoqata e dyqaneve tregtare (ACS) i ka shkruar kështu kancelarit Nadhim Zahawi, duke i thënë se pa mbështetje financiare, anëtarët e saj do të heqin dorë nga biznesi.
“Do të shohim se fshatrat, pronat e banimit, lagjet dhe rrugët kryesore do të humbasin dyqanet e tyre të vogla”, thuhet në letër.
Organi tregtar, i cili përfaqëson 48,000 dyqane lokale që punësojnë 405,000 staf, tha se faturat e energjisë ishin rritur në një mesatare prej 45,000 £ për anëtarët më të vegjël. Një shifër kjo më shumë se dyfishi i asaj që kishin paguar pronarët e dyqaneve përpara se të rinovonin kontratat e tyre në muajt e fundit.
“Qeveria duhet të kuptojë se kjo është një emergjencë. Mijëra dyqane të tilla do të detyrohen të marrin vendime jashtëzakonisht të vështira përballë dhjetëra mijëra paund kosto shtesë të energjisë në muajt e ardhshëm, të cilat në rastin më të mirë do të përfshijnë investime të anuluara, reduktim të stafit dhe rritje të çmimeve në dyqane, duke rritur inflacionin edhe më tej”, thuhet në letër.