Ngjarja tragjike në plazhin e Potamit në Himarë ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama i cili përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘twitter’ teksa i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen e vajzës shkruan se edhe në këtë moment po abuzohet nga politika dhe mediat.

Kreu i ekzekutivit shkruan gjithashtu se uron që personi përgjegjës i kësaj tragjedie të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!

‘Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!

Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!’– shkruan Rama. (Lexo.al)