Të gjithë ata që duan t’i shpetojnë ditëve të nxehta të gushtit, i janë drejtuar zonave malore.

Një prej atraksioneve më të bukura me peisazhe magjepsëse në Alpet e Shqiperisë është Thethi.

Operatori turistik Kristian Qarku tha për “Euronews Albania” se kapacitetet janë të ezauruara dhe një pjesë e turistëve të huaj, kryesisht nga Gjermania dhe vendet e Beneluksit, kanë krijuar kampingje.

Sipas tij, atraksionet më të preferuara për turistët janë ujëvara dhe Syri i Kaltër që ndodhet në fshatin Dërlysa afër Thethit.

Qarku theksoi se ky sezon turistik është shumë i suksesshëm dhe i ka tejkaluar parashikimet.