Një nga vajzat e Vladimir Putin, Katerina Tichinova ka lëvizur lirshëm për vite në Gjermani pa u vënë re nga shërbimet secrete gjermane, zbulon gjermania “Der Spiegel”

Mësohet se vajza ka përdorur një vizë Schengen të nxjerrë në Itali.

Zbulimi është bërë nga një investigimi mes Der Spiegel dhe IStories. Mësohet se vajza e Putinit ka hyrë e ka dalë nga territory gjerman të paktën 20 herë, dukle nisur që prej 2015 për të takuar shokun e saj, shoqëruar nga një agjent I armatosur dhe rojet presidenciale ruse Fso.

Shoku i Tichinova është Igor Zelennsky, një balerin ekspert i cili deri në prill të 2022 drejtonte kompaninë profesionale Bayrische Staatsballet.

Si u arrit në gjurmët e saj

Në Gjermani nuk regjistrohen hyrjet dhe mbi të gjitha shërbimet sekrete nuk merren me gjurmimin dhe regjistrimin e lëvizjeve të fëmijëve të drejtuesve të shteteve të huaj, përveç rasteve kur ka nevojë për hetim. Vajza e Putinit ka udhëtuar gjithmonë me emrin dhe dokumentet e saj.

Në prill, megjithatë, emri I saj u përfshi në listën e zezë të Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë të gjitha dokumentet që gjurmojnë lëvizjet e Tikhnovës kanë rënë në dorë të shërbimeve sekrete. “Rasti është një shembull kryesor i faktit se në dekadat e fundit ne nuk kemi zhvilluar ndonjë strategji për të kundërshtuar agjentët usë dhe aktivitetet e tyre. Dhe nuk mund të vazhdojmë kështu”, denoncoi Sebastian Fiedler, deputet dhe deputet i SPD-së.