Moderatorja e njohur Eni Vasili po shijon disa ditë relaksi ku ka ndarë me miqtë e saj virtualë edhe një foto të ëmbël me dy vajzat e saj binjake.
“Lloji im i verës”, ka shkruar Eni krahas një fotoje të publikuar në Instagram, ku shihet e shtrirë në një lëndinë me dy vajzat e saj të vogla në krah.
Eni Vasili u bë nënë për herë të parë më 6 korrik të 2021, duke sjellë në jetë vajzat binjake, Nikol e Sofi që i ndryshuan jetën.
Eni është shprehur e bekuar me dy vajzat, të cilat festuan pak muaj më parë 1-vjetorin e lindjes. Gazetarja vendosir të ndajë në “Instagram” një foto me të bijat që i mban në krah duke buzëqeshur. E veshur me një fustan të kuq me detaje ari dhe të zeza, Eni nuk e ka fshehur lumturinë e këtij momenti. Ndërkohë Nikol dhe Sofi janë veshur me fustane të bardhë.
Gazetarja ka organizuar një festë të vogël familjare për të festuar ditëlindjen e parë të vogëlusheve. Në fotot që ka ndarë rrjetet sociale duket se ngjyra mbizotëruese ka qenë e bardha. Tematika: “Nikol dhe Sofi 1 vjeç”. Po ashtu të voglat kanë patur dy torta të dryshme dhe jo një të përbashkët.
Gjatë një interviste të para disa muajve, Eni tha se shtatzëninë e priti si surprizën më të bukur, por me vetëdije të plotë për lumturinë dhe preokupimin që sjell ngjizja dhe krijimi. “Mbaj mend që bëra testin, por isha aq vonë për në punë, sa e lashë mbi lavaman dhe ika. Kur u ktheva, e kisha harruar dhe kur pashë vijat e kuqe, sa nuk më doli zemra nga vendi. Ia dërgova doktor Kostës në foto e ai më tha: “Urgjent në klinikë nesër në mëngjes, ta verifikojmë.” Vetëm pas verifikimit e ndava lajmin me Armandin dhe familjen.”
Duke u ndalur te dy vajzat e saj, Eni rrëfeu: “Nuk do të kisha ndryshuar asgjë nga skenari që universi kish përgatitur për mua. Nikol është një bebe solare, që qesh me të gjithë dhe duket se do të fitojë zemrën e gjithkujt, ndërsa Sofia duket sikur e pretendon këtë vëmendje pa patur nevojë ta fitojë. Është shumë dëfryese të mundohesh të kuptosh trajtat e karakterit të tyre mes gugatjeve, ndërrimit të pelenave dhe zhurmës së rraketakeve në shtëpi. Tani vëmendja e të dyve është vetëm për to dhe meraku apo malli janë bërë ndjen – ja që na pushtojnë kur jemi larg. Këta pesë muaj kanë kaluar mes preokupimit dhe lumturisë, duke u përqendruar me shumë te vajzat, sesa te njëri-tjetri. Ajo që shoh, është që Armandi është një baba i apasionuar dhe unë një nënë në merak të vazhdueshëm. A pinë sa duhet, a fjetën sa duhet, si reagojnë, sa gugatin e të tjera si këto.”