Luiza Gega është pritur me ceremoni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pak ditë pasi u shpall kampione e Europës në 3000 metra me pengesa.

Teksa ka marshuar me një automjet në bulevard, kampionja e Europës ka përshëndetur mbështetësit ndërsa ka mbajtur në krah flamurin kuq e zi.

Gjatë ceremonisë ajo shoqërohej nga trajneri i saj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.