Ana Brnabiç është mandatuar për krijimin e Qeverisë së re të Serbisë, njoftoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një konferencë për media në Beograd.
Siç tha ai, vendimi për mandatim ishte i komplikuar, kompleks si brenda partisë më të madhe në vend ashtu edhe me partnerët e koalicionit.
“Brnabiq nuk do të jetë kryeministre për katër vjet, mandati i saj do të jetë më i shkurtër”, tha Vuçiç dhe shtoi se në vitin 2024 do të ketë ndryshime në qeveri.
Por është e rëndësishme që ajo të mbetet kryeministre në mënyrë që ne të vazhdojmë të zgjidhim problemet”, theksoi ai.
“Jam krenare që kam një bashkëpunëtore të tillë dhe mund t’i them po postit, ndoshta jo me aq legjitimitet, por postit ndoshta më të rëndësishëm në vend, një gruaje, e aftë, e arsimuar, e zellshme dhe mbi të gjitha besnike ndaj Serbisë”, tha Vuçiç.