Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka uruar shefin e Shtabit të Ushtrisë, Arben Kingji për detyrën e re. Kim thotë se mezi pret të punojnë sëbashku për t’u forcuar bashkëpunimin ushtarak mes SHBA dhe Shqipërisë.
“Urime Arben Kingji për emërimin e tij në detyrën e Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne mezi presim të punojmë me të për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit ushtarak, duke përfshirë si aleatë të NATO-s, ndërsa mbrojmë paqen dhe sigurinë në rajon dhe globalisht”, shkruan Kim.