Pas njoftimit të fundit të Uashingtonit se do të dërgojnë 550 milionë dollarë shtesë për furnizime ushtarake për Kievin, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar perëndimin për mbështetjen. Në fjalimin e tij të darkës, ia ka vënë theksin tek ndihma e SHBA-së duke thënë se armët e perëndimit janë shumë të rëndësishme në këtë moment për Ukrainën, për t’i bërë ballë ushtrisë ruse.
Zelensky vlerësoi ushtrinë e vendit për organizimin e suksesshëm të kundërsulmeve kundër forcave ruse në vend. Megjithatë, presidenti u bëri thirrje gjithashtu aleatëve të Ukrainës që t’i ofrojnë vendit ndihmë ushtarake shtesë.
“Në javën e kaluar, ushtria ukrainase ka arritur “rezultate të fuqishme në shkatërrimin e logjistikës së ushtrisë ruse. “Çdo sulm në depot e municioneve të armikut, postet e tyre komanduese, akumulimet e pajisjeve ruse shpëton jetën e të gjithëve ne, jetën e ushtarakëve dhe civilëve ukrainas”, tha Zelensky.