Dje ishte dita e fundit e afatit kalimtar të verës në futboll në top-ligat evropiane.
Shumë transferime interesante ndodhën, por asnjëri prej tyre nuk e kaloi shifrën e 100 milionë eurove, siç ka ndodhur rëndom verave tjera. Transferimi më i shtrenjtë ishte ai i Antony nga Ajax, i cili iu bashkua Manchester United për shumën e 95 milionë eurove.
Pas tij vijnë Fofana te Chelsea me 80.4 milionë dhe Tchouameni te Real Madrid për 80 milionë. Top-10 e plotësojnë Nunez 75 milionë, Casemiro 70.65 milionë, Aleksander Isak 70 milionë, De Ligt 67 milionë, Cucurella 65.3 milionë, Haaland 60 milionë dhe Richarlison 58 milionë euro.