Në Forumin që po mbahet për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, ambasadori gjerman Peter Zingraf, tha se ekonomia qarkulluese e përpunimit të mbetjeve është një nga shtyllat kryesore në rrugën drejt integrimit në BE. Zingraf tha se Gjermania vlerëson se sektori i menaxhuar i mbetjeve është përmirësuar gjatë viteve të fundit.
‘Qeveria gjermane po mbështet ndërmjet GIZ dhe ekonomia qarkulluese është një nga shtyllat kryesore të rritjes së shtyllës së gjelbërt në BE. Jemi krenar që jemi partnerët tuaj. Një proces i tillë ka nevojë për lidership dhe ne e shohim se lidershipi është këtu. Ekonomia qarkulluese është një qëllim për ekonominë tonë. Legjislacioni aktual nuk është në përputhje me direktivat e BE-së për sektorin përkatës, por janë modifikuar. Ju bëni për Shqipërinë dhe jo për të ndjekur disa rregulla të BE-së. Me nisjen e bisedimeve për hyrjen në BE do jetë e detyrueshme dhe për rrugën tuaj drejt integrimit për menaxhimin e mbetjeve. Me mbështetjen e GIZ si dhe Ministrisë së Turizmit, Gjermania vlerëson se sektori i menaxhuar i mbetjeve është përmirësuar gjatë viteve të fundit. Niveli i mbulimit është rritur. Por nuk është mbuluar tërësisht. Targeti i riciklimit është i ulët. Ekonomia qarkulluese është një kërkesë ambicioze s ai takon rrugës drejt BE-së. nga qytetarët vetë. Ne të gjithë duhet ta bëjmë këtë.’- tha Zingraf.