Ambasadorja amerikane Yuri Kim është e pranishme në Kongresin e Arsimit, ku u shpreh se arsimi do të jetë pikë kyçe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“31 vite më parë askush nuk e kishte menduar që sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe sot uleni në Këshillin e Sigurimit të OKB. Ju hapët zyrtarisht negociatat për tu bërë anëtar i BE. Arsimi do të jetë kyç se sa shpejt do të lëvizni dhe sa shumë përparim do të bëni.
Mbështetja jonë është e rëndësishme sepse politika jonë është që duam t’ju shohim të integruar në Europë. Në 31 vitet e fundit, shqiptarët dhe amerikanët kanë marrë pjesë në disa shkëmbime. Shqipëria ka pritur vullnetarë të korpusit të paqes që kanë shërbyer dhe e kanë quajtur Shqipërinë shtëpinë e tyre të dytë.
Jemi të kënaqur që ata do të rikthehen dhe pak ditë më parë bëmë njoftimin. Do ju mbështesim ndërsa përmirësoni sistemin arsimor. Kjo është detyra jonë që t’i japim mundësinë që t’ia dalin në Shqipëri dhe të sjellin ndikim në Europë dhe botë”, tha Yuri Kim.