Ambasadorja e re e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Takimi është publikuar nga ambasadorja Hohmann, e cila shkruan se BE do të punojnë bashkë me Shqipërinë për të çuar përpara reformat e integrimin në BE.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë thotë se nuk ka kohë për të humbur dhe se Shqipëria duhet të ndërmarrë reformat për anëtarësimin në union. “Të bashkuar për integrimin në BE! Takimi im i parë me kryebashkiakun Erion Veliaj. Gëzohem që pranova Kullën e Sahatit, një pikë referimi kaq e veçantë për Tiranën! Gjithashtu një shenjë e angazhimit tonë të përbashkët për të punuar gjatë gjithë kohës në axhendën e reformës së integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan ambasadorja. Kryebashkiaku Veliaj i dhuroi ambasadores Hohmann, ‘Kullën e Sahatit’ të Tiranës.