Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e pasurive të biznesmenit Anton Gjinaj cili ka mbajtur edhe emrin Pashuk Gjini, i cili rezulton i dënuar në Spanjë në vitin 2010, me 8 vite burg e 9 muaj, për trafikimin e 50 kg heroine. Sipas gjykatës pasuritë e sekuestruara janë objekt i ligjit antimafia. Për 23 pasuritë sekuestruara gjykata ka dalë më përfundimin se ekzistojnë prova se këto pasuri janë përfituar në mënyrë te kundërligjshme.

Anton Gjinaj u arrestua në prill të vitit 2021 në Malin e Zi nga Interpol, ndërsa rezulton të jetë pronar i kompanisë së ndërtimit “Alesio-2014”, e cila tashmë është sekuestruar nga SPAK, në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë e më gjerë.

Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj) aktualisht po vuan dënimin në burgun e Reçit në Shkodër, pasi është sjellë nga Spanja vetëm dy muaj më parë. Biznesmeni Anton Gjinaj është ndjekur nga DEA amerikane për drogën në Spanjë, e cila i ka sjellë provat autoriteteve shqiptare.

23 bizneset e sekuestruara Anton Gjinajt

Shoqëria “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M, me datë themelimi 08.05.2014 dhe datë regjistrimi 13.05.2014, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “DEIZI – M” shpk, me NIPT Nr. L82212004G, me datë themelimi 22.09.2018 dhe datë regjistrimi 12.10.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “POLYSTYRENE (EPS) MANUFACTURER” shpk, me NIPT Nr. L81811014B, me datë themelimi 04.06.2018 dhe datë regjistrimi 11.06.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “FORALB ALABASTER” shpk, me NIPT Nr. J62903844I, me datë themelimi 04.11.1994 dhe datë regjistrimi 08.11.1994, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “XYZ 08” shpk, me NIPT Nr. K92110004Q, me datë themelimi 18.02.2008 dhe datë regjistrimi 10.09.2008, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Shoqëria “GARDEN RESIDENCE TURDIU” shpk, me NIPT Nr. L91425024V, me datë themelimi 21.02.2019 dhe datë regjistrimi 25.02.2019, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.

Pasuri me sipërfaqe totale 1 290 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 120 m2, e llojit apartament, me adresë, Laprakë, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 301.5 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 1 680 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 6 530 m2, e llojit arë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 5 560 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 3 930 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 1 670 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 480 m2, e llojit truall, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 84.4 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 57.8 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 2 092.4 m2, e llojit truall, me adresë Lundër, Tiranë.

Pasuri me sipërfaqe totale 700 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli CLS320CDI.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli G 63 AMG.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 d 4MATIC Coupe.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “VOLKSËAGEN”, modeli “GOLF”.