Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor për vitin 2022, vijon të theksojë sektorin e kualifikimit për Leje Drejtimi, në ndërveprim me 345 Autoshkollat me status aktiv, nën juridiksionin e 13 drejtorive rajonale të saj ku për 8-mujorin, Janar-Gusht janë kryer 157 kontrolle dhe janë marrë 103 masa.

Rezultuan se disa nga shkeljet kryesore ishin: Tabela në mjetet Autoshkollë jashtë standardi; Mungesë kontratash me aplikantin (14); Autorizime praktike të skaduara (13); Regjistër Teorie e Praktike të paplotësuar (10); Mjetet pa siguracion/kolaudim (10); Regjistra amze të paplotësuar (8); Kontrata pune, Autorizime Instruktorësh dhe Dëshmi jashtë afatit (8); Tabela në seli me kategori LD jashtë aktivitetit (3); Pedale paralele mjeti jashtë funksionii (1); Kompjutera mësimi jofunksional (1). Eshtë sanksionuar nga ana e DPSHTRR, një subjekt me mbylljen e aktivitetit sepse operonte në kundërshtim flagrant me ligjin!

Gjithashtu DPSHTRR, në kushtet kur pritet dhe përcaktimi i kritereve për rregullimin e tregut të Autoshkollave, bazuar në numër popullsie për zonën e mbulimit dhe në situatën kur subjektet aktive tejkalojnë me kapacitete kërkesën për regjistrime të reja/sipas zonavei ku operojnë, refuzoi dhe autorizimin për 3 subjekte që aplikonin për çelje aktiviteti.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor po punon që brenda vitit 2022 të ketë përcaktuar nivelin orientues tarifor dysheme që do të jetë detyrues për Autoshkollat, në mënyrë që të garantohet një proces mësimor sa më profesional, i plotë dhe cilësor, i formalizuar dhe në nivele sa më bashkëkohore për teori e praktikë!
Konsolidimi dhe mbrojtja e subjekteve korrekte, lufta ndaj konkurrencës së pandershme dhe fiktivitetit shkollor, eliminimi i evazionit dhe abuzimit, rregullimi tregut të Autoshkollave, garantimi i rekrutimeve e pagave dinjitoze, janë thelbësore për rritjen e nivelit të përgatitjes dhe edukimit për Leje Drejtimi në Shqipëri, janë çështje të rëndësishme të cilat po ndiqen hap pas hapi nga DPSHTRR.