Në konferencën për shtyp në Samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, foli për rëndësinë e marrëveshjeve të nënshkruara, përballimin e përbashkët të krizës dhe rëndësinë e kësaj nisme për integrimin e rajonit.
Gjatë fjalës së tij Kryeministri Kovaçevski u shpreh se: “ Ka qenë një ditë shumë e rëndësishme për rajonin dhe jemi së bashku si shtete dhe si qeveri të bashkohemi në solidaritet, për të marr vendime dhe për të përballur kriza që ka rajoni dhe Europa. Këtyre momenteve të vështira dhe kritike është më mirë që t’i mbijetojmë së bashku, sesa me vete ky është thelbi i Ballkanit të Hapur, fqinjësia e mirë dhe solidariteti.”
“Ne si fqinj të mirë e kemi ndihmuar njëri-tjetrin gjatë pandemisë dhe katastrofave natyrore. Ne do të ndihmojmë njëri-tjetrin së pari nëse kemi mungesa për ushqime në tregjet tona, s’do ketë pengesa tregtare, edhe nëse ka problematika në transport, kjo nuk do të vlejë për vendet e Ballkanit të Hapur.
Kjo marrëveshje për sigurinë ushqimore tregon se jemi një rajon që kujdeset për qytetarët e vetë, ne kemi treguar me këtë nismë se kemi hedhur hapat e duhur në kohën e duhur. Sot dhe dje lidhëm potencialet për zhvillimin e ekonomive tona dhe rajonit dhe panairi i verës që është duke u mbajtur s’do të ishte i mundur nëse do ta bënim individualisht, do të kishte qenë një panair i vogël.
Konsolidimi i sistemeve energjetike është i pamundur nëse e bëjmë individualisht, po nëse punojmë së bashku për të krijuar kapacitete të reja të energjisë do të mund të bëjmë shumë më tepër. Qeveritë tona kanë angazhuar të gjitha potencialet për energjitë, po ne na mungojnë lëndë të para siç gjenden në Shqipëri dhe Serbi prandaj është esenciale bashkëpunimi rajonal” u shpreh Kovaçevski.