Ish-kryeministri Sali Berisha doli sot në një konferencë për shtyp ku bëri thirrje që shqiptarët të bashkohen dhe t’i bëjnë gjyqin publik Kryeministrit Edi Rama.
“Është koha t’i bëjmë gjyqin publik Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit, Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt, të cilët e dinë se janë të pashpresë përpara jush dhe kanë filluar t’ia hedhin fajin njëri tjetrit. I bëj thirrje qytetarëve të bashkohen për t’i bërë gjyqin publik kësaj organizate kriminale”, tha Berisha.