Ministria e Financave dhe Ekonomisë informoi sot se ka filluar shpërndarja e këstit të 4-ët për kategorinë e trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve politikë.

Sipas MFE-së, lista përmban emrat e 15,000 përfituesve në radhë për pagesën e këtij kësti.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se përfituesit duhet të depozitojnë nëpërmjet Postës Shqiptare dokumentacionin e kërkuar sipas listës së publikuar.

“Afati për depozitimin e dokumentacionit është 4 muaj”, tha MFE.

Fondi për pagesën e kësteve për ish-të përndjekurit politikë për vitin 2022 parashikohet 1 miliard lekë.