Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, është shprehur plotësisht i bindur se Spanja dhe Portugalia do të jenë organizatorët e Botërorit 2030.

Numri një i UEFA-s ka marrë pjesë në inaugurimin e kongresit ndërkombëtar “Football Talks”, që po mbahet në Lisbonë (Portugali), ku ka mbështetur plotësisht kandidaturën e dy vendeve të gadishullit Iberik për të pritur Botërorin që do të luhet pas 8 vitesh.

“Jam i sigurt se Botërori 2030 do të luhet në Spanjë e Portugali, dy vende që jetojnë me futbollin. Kjo është një kandidaturë fituese dhe do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar këto dy vende të fitojnë të drejtën për organizimin e Botërorit.

Ne si UEFA do të bëjmë gjithçka për të ndërtuar një infrastrukturë moderne të denjë për mikpritjen e një evenimenti të kësaj shkalle”.