Gladiatorët nuk ndesheshin deri në vdekjeje, ja pse.
Kur bëhet fjalë për sportin e përgjakshëm më të famshëm në Romën e Lashtë, arkeologët prej kohësh po mundohen të ndajnë faktet nga imagjinata.
Helmetat e gladiatorëve peshonin më shumë së 7 kg – tri herë më të rënda se një helmetë futbolli amerikan.
Një i pasionuar pas gladiatorëve, ish-oficer i policisë franceze dhe trajner jujitsu i pajisur me rripin e zi, Brajs Lopez, e di më së miri ç ‘është një dy-luftim i vërtetë.
Prej 27 vitesh ai ka studiuar mirë stilet e dyluftimit antik.
Skenë nga filmi ‘Gladiatori’ dhe artisti Russell Crowe
Pas njohjes nga afër me detaje të ndryshme si dhe armaturat e përdorura prej tyre gjatë ndeshjes, Lopez ka kaluar vite duke menduar se si ato do të përdoreshin në një dy-luftim deri në vdekje, ashtu siç tregohet në filma e libra të panumërt me gladiatorë.
Por sa më shumë ai i studionte armaturat e gladiatorëve, aq më pak kuptim bënin për të. Të veshur me mburoja, mbrojtës metalik për këmbët e krahët, si dhe helmeta bronzi të mëdha dhe jashtëzakonisht të rënda – gladiatorët vishnin po aq armatura sa ushtarët romak merrnin me vete kur niseshin për luftë.
Dhe më e çuditshmja, shpatat e tyre ishin pak më tepër se 30 cm, gati sa një thikë kasapi. Ndaj dhe Lopez, gjatë një interviste për The National Geographic ngre pyetjen, “Përse? Përse duhet dikush të marrë me vete 20 kilogramë armatura në një ndeshje me thika?”
Përfundimi i tij: “Gladiatorët nuk po mundoheshin ta vrisnin njëri tjetrin; ata po mundoheshin ta mbanin njëri tjetrin gjallë. Edhe pse sigurisht, shumë prej tyre humbnin jetën në arenë, – shumica shpenzonin vite duke u trajnuar në mënyrë që të rikrijonin dyluftime skenike, qëllimi i pjesës më të madhe të të cilave nuk ishte vdekja. Është një ndeshje e vërtetë, por jo një dy-luftim i vërtetë,” thotë Lopez i cili drejton një trupë studimore rreth gladiatorëve.
Skenë nga filmi ‘Gladiatori’ dhe artisti Russell Crowe
“Nuk ka koreografi, por sigurisht që ka qëllim të mirë – nuk je kundërshtari im; je partneri im. Së bashku le të vëmë në skenë shfaqen më të bukur të mundshme.”
Gjatë 2 dekadave të fundit, studiuesit kanë çrrënjosur prova që i mbështesin disa nga tezat e Lopezit rreth gladiatorëve, si dhe e sfidojnë perceptimin popullor modern rreth këtyre spektakleve antike.
Gladiatorët, si figura VIP
Një numër i vogël gladiatorësh ishin kriminelë apo të burgosur lufte që dënoheshin me dy-luftim, por shumica ishin luftëtarë profesionit – boksierët, luftëtaret e arteve marciale apo edhe lojëtarët e futbollit të asaj epoke.
Shumë prej tyre kishin familje që i prisnin jashtë ringut kur mbaronin.
Të qenit gladiator ishte një karrierë me paga të majme. Performancat e guximshme në arenë i transformonin gladiatorët në heronj popullor, madje edhe i fitonin lirinë disa të burgosurve.
Nënshkrime të gjetura në Pompei sugjerojnë se trupat e gladiatorëve udhëtonin nga një qytet në tjetrin dhe shpesh ata ndiqeshin nga fansat apo ndjekësit e tyre besnik.
Skenë nga filmi ‘Gladiatori’ dhe artisti Joaquin Phoenix
Edhe pas 3 shekujsh gërmime, arkeologët vazhdojnë të zbulojnë prova të reja nga Pompei.
Kush e di ç‘mund të zbulohet në të ardhmen rreth këtyre figurave heroike, të ngjashme me VIP-at apo sportistët e sotshëm. Gladiatorët nuk përfaqësonin vetëm argëtim ama. Ndeshjet e guximshme mes tyre, përforconin nocionin e burrërisë dhe virtyteve romake.
“Gladiatorët – qofshin ata burra të rrënuar apo barbarë, – çfarë plagësh janë në gjendje të durojnë! Nuk ka trajnim më të mirë për syrin kundër dhimbjes dhe vdekjes, se sa kur sheh dy burra të dënuar të ndeshen me shpatë!” – shkroi oratori romak Ciceroni në vitin 50 para Krishtit.