106 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga ky virus. Rastet pozitive kanë dalë nga 672 testime që janë kryer.

Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 106 qytetarë, konkretisht në këto bashki:

38 në Tiranë, 6 në Durrës, nga 5 Shkodër, Lushnje, Divjakë, Gjirokastër, 3 Kurbin, Sarandë, Korçë, Dimal, nga 2 Malësi e Madhe, Krujë, Kavajë, Fier, Vlorë, Himarë, Libohovë, Përmet, Pogradec, Berat, Skrapar, 1 Has, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Selenicë, Kuçovë, Poliçan.

Janë 1,615 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.

Janë shëruar 148 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,603 që nga fillimi i epidemisë.