Qeveria e Danimarkës ka ulur pritshmëritë e saj për rritjen ekonomike të vendit për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, pasi rritja e inflacionit ka sjellë shumë shpenzime dhe ka dëmtuar tregun e punës.

Sipas ministrit të financave, produkti i brendshëm bruto do rritet vetëm me 2.8% këtë vit, nga një parashikim prej 3.4% që ishte bërë në maj të këtij viti, ndërsa GDP do të rritet me 0.8% në 2023, nga 1.9% që ishte parashikuar më parë.

“Ne duhet të presim që inflacioni i lartë dhe rritja e pasigurisë të ndikojnë në rritjen ekonomike të vendit”, deklaroi ministri Nicolai Wammen.

Qeveria daneze deklaroi se pritet që shkalla bruto e papunësisë të rritet në 2.9% në 2023 nga 2.4% që është këtë vit.

Sipas parashikimeve të ministrisë së financave, inflacioni do të rritet në 7.3% këtë vit, nga një parashikim i mëparshëm prej 5.2%.