Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nga New York-u paralajmëroi se do të marrë vendime të vështira në shtatë ose dhjetë ditët e ardhshme që do kenë të bëjnë me të ardhmen e Serbisë.
Deklarata bombë, por e pasqaruar në detaje, erdhi gjatë një interviste për televizionin publik serb në Shtetet e Bashkuara ku është pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Unë supozoj se nga faza e një operacioni special ushtarak po i afrohemi një konflikti të madh lufte dhe tani pyetja është se ku janë kufijtë dhe nëse do të shkojmë pas disa kohësh, ndoshta për një ose dy muaj, drejt një konflikti të madh botëror, të cilin nuk e kemi pasur që nga Lufta e Dytë Botërore”, u shpreh presidenti serb. Sa i përket Kosovës, Vuçiç paralajmëroi se një tjetër vend është bërë gati për të tërhequr njohjen e pavarësisë.