Ish-presidenti i SHBA Donald Trump teksa ka folur gjatë një mitingu në Ëilkes-Barre, Pennsylvania, ditën e djeshme e ka quajtur presidentin Joe Biden një “armik të shtetit” në tubimin e tij të parë që kur FBI kontrolloi vendpushimin e tij në Florida për dosje të ndjeshme. Duke folur me mijëra mbështetës në Pensilvani, ish-presidenti akuzoi zotin Biden se kishte armatosur FBI-në kundër tij.
“Bastisja ishte një nga abuzimet më tronditëse të pushtetit nga çdo administratë në historinë amerikane”, tha Trump.
Ai ishte në shtet për të promovuar dy kandidatë republikanë. Mehmet Oz po kandidon për Senatin e SHBA dhe senatori i shtetit Doug Mastriano është në garë për t’u bërë guvernatori i ardhshëm i Pensilvanisë. Të dy folën vetëm shkurt – si gjithmonë, mitingu i së shtunës mbrëma ishte në të vërtetë për një person: Trump. Ish-Presidenti, 76 vjeç, e kaloi pjesën e parë të fjalimit të tij gati dy orësh duke kritikuar kërkimin e FBI-së, por më vonë iu kthye temave të njohura: pretendimet se zgjedhjet e vitit 2020 iu vodhën, sulmet ndaj rivalëve në Partinë Demokratike dhe premtimet për të “Shpëtuar vendin “. Disa herë, ai bëri thirrje që njerëzit që merren me drogë të marrin dënimin me vdekje.