Drejtori i KESH-it, Ergys Verdho tha për Euronews Albania se nëse këtë dimër nuk ka reshje mjaftueshëm do t’i drejtohen importit të energjisë për të përmbushur kërkesat.
Ai u shpreh se deri më tani situata është normale, por nëse reshjet mungojnë, situata do të jetë problematike pasi çmimi është shumë i lartë.
“Kemi preferuar të përdorim rezervën energjitike,” – tha ai, ndërsa sqaroi se e ndjekin bursën vazhdimisht dhe studiojnë tregjet.“Sot që po flasim ka një mungesë energjie të theksuar prej 4 gigavat orë në rajon, do të thotë që shumë prej këtyre gjeneruesve kanë ndaluar prodhimin për shkak të remonteve dhe së shpejti ato kthehen dhe në datën 12 çdo gjenerues në rajon do të punojë. Pra mungesa e energjisë në treg sjell rritjen e çmimit, ardhja e tyre, bie çmimi,” – u shpreh Verdho.