Nën koordinimin e Postës Shqiptare, ditën e sotme është organizuar Forumi i Shitjeve (Retail Forum) në Shqipëri.

Administratorja e Postës Shqiptare, znj. Anisa Kaltanji, prezantoi tek të pranishmit fokusin e institucionit që ajo drejton, i cili është i orientuar tek shërbimet postare dhe financiare.
Eksperienca e Postës Shqiptare në fushën e E -Commerce, digjitalizimi dhe risi te reja me fokus qytetarin si: Karta sociale, Rivilatizimi i plotë i flotës së saj ishin temat kryesore të trajtuar nga znj. Kaltanji.

“Sot, eksperiencën tonë në fushën e E-Commerce, ne mund ta reflektojmë tek operatorët postarë që janë pjesëmarrës në këtë forum”, u shpreh Kaltanji.
Gjithashtu znj. Kaltanji theksoi se Posta Shqiptare mbetet e angazhuar për të sjellë risi në digjitalizim, duke pasur në fokus projekte të reja në shërbim të qytetarëve si karta sociale dhe rivilatizimi i plotë i flotës së postës shqiptare.

“Sot Posta Shqiptare ka kënaqësinë që të ftojë 20 operatorë të tjerë postarë për t’u takuar në Shqipëri në një forum të dedikuar për strategjinë e shitjeve dhe zhvillimit në fushën e tregëtisë elektronike. Kjo është një qasje tërësisht e re përsa i përket zhvillimeve teknologjike tek Posta Shqiptare por njëkohësisht dhe trendet e fundit përsa i përket zhvillimeve në botë sesi përqasen për tregun shqiptar, për ti mundësuar të gjithë ‘Start up-eve’ në Shqipëri dhe bashkëkombasve tanë në Kosovë mundësinë për të qenë pjesë e platformave të tregtisë elektronike që tashmë në Postën Shqiptare janë realitet. Posta Shqiptare përveç shërbimeve kryesore, me të cilat qytetarët tashmë njihen drejtpërdrejt, për këtë vit do të ketë platformën e parë të tregtisë elektronike. Mirëpresim me shumë kënaqësi daljen e kartave sociale, ku do targetojmë pensionistët dhe të gjithë personat në ndihmë ekonomike, si akses ndaj shërbimit bankar dhe jo vetëm”, u shpreh znj. Kaltanji.

Forumi retail organizohet prej dy ditesh me radhë në vendin tonë.